Ndreu: Zefi, ngjitu në Krujë…
Zyrtarizojnë Sefgjinin, kërkohet me ngulm mesfushori.
Trajneri i njohur Ramazan Ndreu, në krye të Kastriotit, duket se ka në plan të formojë një grup dinjitoz për edicionin e ri në Kategori të Parë.
Përpos emrave të grupit aktual, së fundi krutanët, kanë nënshkruar me njërin nga mbrojtësit më të mirë të Superiores, gjatë dekadës së fundit, Taulant Sefgjini.
Ndreu që më herët e ka trajnuar Sefgjinin te Laçi, i’a njeh mirë aftësitë dhe miqësia mes tyre, përtej fushës, duket se ka bindur 33 vjeçarin kurbinas të ngjitet deri në Krujë.
Por jo vetëm kaq. Trajneri ka dhe një dëshirë të fundit. Ajo lidhet me emrin e një tjetër futbollisti që “ramazani” ka patur nën komandë. Bëhët fjalë për Alfred Zefin. Mesfushori,teksa mbylli si kampion te Bylis edicionin e shkuar në Kategori të Parë, është një lojtar i lirë dhe oferta e presidencës krutane për Zefin, ka qënë e menjëherëshme.
Pas kontakteve të para, mësohet se lezhiani me banim në Laç, ka kërkuar kohë pasi sipas futbollistit, është në bisedime me një skuadër të Superiores. Së paku, kështu raportohet nga burime të sigurta pranë Kastriotit.
Ndërkaq, sot Kastrioti, do të zbresë në fushë me seancën e pasdites në kompleksin stërvitor të kamzës duke nisur nga ora 19 00.