Godet Erzeni, vijnë Rezi e Çutra

Erzeni i Shijakut shfaqet aktiv në merakto.Formacioni i trajnerit Gentian Begeja, ndër skuadrat pretendente edicionin e kaluar në Gr A në Kategori të Parë, njofton sot, se ka afruar në ‘rozë” dy futbollistë me nivel të lartë.

Bëhët fjalë për Ermir Rezin dhe Xhynjet Çutrën. I pari u fol se mund të kalonte te skuadra e Kastriotit, mirpo sa duket, ish futbollisti i Kamzës, ka preferuar shijakasit e teknikut Begeja.

Edhe Çutra një potencial i madh. Mesfushori sulmues, dikur pjesë e Kastriotit, ka arritur akordin me Erzenin dhe së bashku me Rezin, pritet t’i japin një dorë më shumë objektivit të skuadrës së presidentit Elton Arbana-atë të ngjitjes në Superiore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!