Verstapen, “poli” i parë në Hungaroring…

Piloti i ri Maks Verstapen, i skuderisë Red Bull do ta kujtojë për gjatë gjithë jetës cirkutimin e Hungaroringut. Pasi kishte fituar GP të Austrisë pak kohë më parë, sot holandezi fitoi edhe “polin” e parë të karrierës së tij.

Në garat që u zhvilluan pak çaste më parë në cirkutin e Hungaroringut për “pole-position”, në kuadër të “Grand Prix” të Hungarisë, piloti Maks Verstapen i Red Bullit, në sesionin e tretë të provave, i befasoi që të gjithë.

Ai e përshkoi cirkuitin me kohën 1:14.572 sekonda, duke lënë pas dy pilotët e Mercedesit, finlandezin Valteri Botas dhe britanikun Ljuis Hamilton, që plotësuan treshen e podit të fituesve.

Në vendin e 4-5 u renditën dy pilotët e Ferrarit, Çarls Leklerk dhe Sebastian Fetel. qç ndiqen nga Gasli i Red Bullit, Norris dhe Sainz të McLaren, Groszhan i Has dhe Raikonen i Alfa Romeos, që mbylli 10-shen e pilotëve që konkurruan në sesionin e tretë të provave.

Nesër, në orën 15:10, do të startojë gara për “Grand Prix” të Hungarisë, sipas renditjes që u konfiguruar në provat e sotme të Hungaroringut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!