F1: Të dielën, Grand Prix i Hungarisë…

Të dielën, në pistën “Hungaroring”, do të zhvillohen garat për Çmimin e Madh të Hungarisë, e 12-ta në kalendarin e botërorit të Formula 1.

Pas kësaj gare, skuderitë i mbyllin makinat, pilotët marrin pushimet e verës, për të rinisur konkurrimin pas një muaji, më 30 gusht-1 shtator me Çmimin e Madh të Belgjikës.

Aktualisht, në pistën “Hungaroring” kanë nisur provat e lira, ku pilotët akomodohen me pistën.

Nesër, në orën 15:00, do të zhvillohen garat për “pole-position”, ndërsa të dielën e 4 gushtit, në orën 15:10, do të konkurrohet për Çmimin e Madh të Hungarisë.

Pista “Hungaroring” është relativisht e re në botën e Formula 1. Për herë të parë në te është garuar në vitin 1986. Ajo është 4.381 metra e gjatë, ku rekordi i saj mbahet nga i madhi Mikael Shumaker me kohën 1:19.071 sekonda.

Për çmimin në fjalë, do të zhvillohen 70 xhiro me një distance të përgjithshme prej 306.63 kilometrash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!