Rikthehet derbi, Vllaznia fiton në Lezhë…

Miqësore në “Brian Filipi”: Besëlidhja-Vllaznia  0-1 (G. Lika 20’ (p)

Rikthehet derbi tipik i Veriut. Besëlidhja e Lezhës dhe Vllaznia e Shkodrës, dikur ziheshin si “macja me miun”, teksa dy dekada më parë, takimet mes tyre ktheheshin në festë-grintë.

Ndërkohë, sot pas shumë kohësh, takohen në një miqësore. U luajt në “Brian Filipi” dhe në fund ka fituar skuadra e Superiores – Vllaznia. Ndeshja pati interesim të shumë tifozëve dhe specialistëve, që ishin në numër të lartë në tribunë.

Goli i vetëm i fitorës së kuqebluve, erdhi nga pika e bardhë, teksa G. Lika ktheu në gol nga pika e penalltisë.

Trajnerët, Jonuz për shkodranët dhe shkodrani Plori për Besëlidhjen, provuan shumë nga lojtarët që patën në dispozicion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!