Çyrbja debuton me gol, Tërbuni sinjale pozitive…

 Miqësore në “Niko Dovana”: Teuta-Tërbuni 4-2  (Çyrbja 15′, L. Beqja 64′ Nikaç 67′ L.Vila 77’/ Metani 40’, Selenica 53’).

Testi i radhës për Teutën e teknikut Shkëmbi, ishte takimi i luajtur sot në Durrës me Tërbunin e Pukës.

Një sfidë, e cila u karakterizua nga spektakli dhe gola të shumtë. I pari që shënoi ishte blerja e re e Teutës, Arber Çyrbja, teksa ishin luajtur vetëm 15 minuta lojë.

Por dominimi i durrsakëve ndalet nga reagimi i formacionit të Kernajës, që me futbollistin e dalluar Metani, barazon në fund të fraksionit të parë.

Në të dytën janë sërish pukjanët që befasojnë, ndërsa kalojnë përpara me Selenicën. Teuta këmben “marsh” dhe në pak minuta përmbys gjithçka duke shënuar tri herë radhazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!