Tiranës i largohet 20-vjeçari Klisman Cake…

Mbrojtësi Klisman Cake është larguar nga skuadra e Tiranës. 20-vjeçari, prodhim “bio” i familjes bardheblu, duke parë se nuk ka patur hapësirat e nevojshme për t’u aktivizuar, ka menduar të largohet nga skuadra, ku rrit.

Largimin nga radhët e Tiranës e bën të ditur vetë futbollisti, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram, bën ndarjen duke iu uruar shokëve suksese.

“Faleminderit per gjithçka KF Tirana. Ishte krenari për mua qe vesha bluzën e ekipit me te titullar ne Shqipëri për gjithë këto vite . Falënderoj presidentin, drejtuesit dhe gjithë trajnerët qe kam pasur në drejtim. Një falënderim i veçante dhe për gjithë shokët e ekipit qe kam pasur sidomos për ata me te vjetrit qe me kanë mbështetur ne çdo moment”, shkruan mbrojtësi i ri Klisman Cake.

Përflitet se qendërmbrojtësi Cake do të jetë pjesë e skuadrës së Strugës, e cila këtë sezon do të debutojë në Prva Liga të Maqedonisë së Veriut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!