Tirana “fluturon” në miqësore me Bylis…

Në “Selman Stërmasi”, Tirana dërrmon Bylisin, Muçi “tris” prej goleadori.

Miqësore: Tirana-Bylis 5-1

 Tirana bën “Tiranën” në shtëpi.Pas kthimit nga Ohri, teksa bardheblutë u impenjuan për dy javë në fazë përgatitore, ekipi kryeqytetas ka prenotuar menjëherë një miqësore me Bylis, të ngjitur si kampion i Kategorisë së Parë në elitë.

Në “Selman Stërmasi”, Mema ka hedhur në fushë thuajse të gjithë titullarët, ndërsa e njejta gjë është parë edhe në kampin ballshiot. Në fakt, skuadra vendase e ka kontrollur thuajse gjithë pjesën e parë, teksa në të 34’-tën, kalon përpara me golin e Torasës.

Argjentinasi në fund të këtij fraksioni zevëndësohet nga Edon Hasani, që në startin e pjesës së dytë, pas një gabimi të portierit Taleski, dyfishon në të 52’.

Minutat në vijim afrojnë shumë ndryshime në të dy skuadrat dhe Bylis që nis të afrohet disa herë rrezikshëm. Për të gjetur golin me Jaupaj në 78’. Tirana e sheh si “makth” rezultatin dhe menjëherë avancon përpara, duke diktuar pa “mëshirë”.

Në të 85’ Muçi pas një aksioni nga e djathta, shfaqet i lirë në zonë, shtyn për 3-1. Por pa kaluar as 1 minutë, është sërish talenti Muçi, që realizon të katërtin për Tiranën (86’).

Pa kaluar dy minuta (88′), në skenë sërish Muçi, që realizon golin e pestë bardheblu. Tirana, duket se harron ditët e vështira, golat dhe performanca, në kahun e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!