Pas 10 vitesh, Vila kthehet te Teuta…

Pas 10 vitesh, ish-mesfushori i kuqezinjve, Emiljano Vila, rikthehet në shtëpi. Ai ka nënshkruar një kontratë me drejtuesit durrsakë për të qenë pjesë e Teutës për sezonin e ri.

31-vjeçari Vila është një futbollist me mjaft përvojë, i cili besohet se t’i ndihmojë “djemtë e detit” për arritjen e objektivave të tyre. Sezonin e shkuar, mesfushori ishte pjesë e skuadrës së Kërkyrës në Korfuz të Greqisë.

“Ka firmosur sot pasdite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Emiljano Vila është përforcimi i radhës për skuadrën durrsake. Mesfushori 31-vjeçari, luante që nga gushti i këtij viti, me Kerkyra. Pas hodhi firmën nën kontrate Vila është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana,” shkruhet në njoftimin e klubit të Teutës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!