Vllaznia, afron ‘Beharin’…

Nënshkruan mesfushori Behar Ramadani. Vllaznia sheh mundësi të reja.

Ecën Vllaznia. Madje këtë radhë duket se ka goditur në shenjë. Afrimi i radhës Behar Ramadani, një shkodran për shkodranët. Në pritje edhe të Shtubinës apo ndonjë tjetër futbollisti për Vllazninë që të  gjithë kërkojnë. Ramadani nënshkroi sot dhe në fjalët e tij të para si kuqeblu, shprehet se e ka pritur me kohë bashkimin me ish skuadrën e tij. Vjen nga Luftëtari.

“Gjithmonë rikthimet janë të bukura, aq më tepër kur kthehem tek këto ngjyra me të cilat jam rritur. Nuk ka më kohë për fjalë, çdo gjë duhet t’ia lëmë kohës dhe t’i futemi punës dhe të mundohemi për të dhënë më të mirën për këtë fanellë dhe për qytetin.Ndoshta ka qenë edhe çështje fati që nuk kam luajtur shumë në Shkodër”. 

Te Vllaznia ka ndryshime, ka ardhur trajner i ri, po vijnë lojtarë të rinj dhe ajo që mund të them unë është se do të jap maksimumin tim. Sa u takon tifozëve, ata jo këtë vit por historikisht kanë treguar se i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar.-ka deklaruar ndër të tjera blerja më e re shkodrane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!