Kryeqytetasi Peçi bashkohet me Bylisin
Mesfushori kryeqytetas Majkëll Peçi ka firmosur një kontratë me skuadrën mallakastriote të Bylisit të Ballshit. 22-vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Kamzës dhe si pasojë e përjashtimit të saj, vuajti mbetjen jashtë futbollit shqiptar.
Edhe pse në moshë relativisht të re, mesfushori Peçi një produkt “made in Tirana”, në sajë të cilësisve të mira tekniko-fizike, ka ditur të përshtatet në mjaft ekipe të kategorive të ulta, si Sopoti, Korabi apo Burreli, ndërkohë që për dy sezone ishte pjesë e bardhebluve të kryeqytetit.