Seria A, sot shorti…

Këtë mbrëmje, ora 19 00, Seria A, njeh kalendarin për edicionin e ri. Datat dhe oraret e sezonit 2019-2020 me startin në datën 24 dhe 25 gusht.

36 javët e edicioni të 119-të, të Serisë A, përkunder hamendësimeve për një stil anglez, do të jetë si më parë. Problem janë vetëm derbet Juve-Torino, Sampdoria- Xhenoa, Inter-Milan,Lacio-Roma, për të cilat do ketë disa kritere specifike.

Ashtu sikunder edhe Atalanta e Parma. Fakti që skuadra e Xhimshitit do t’i luajë takimet në “Tardini”, për shkak të rikonstruksionit të impaintit të tij, bën që për Atalantën e Parmen,të ketë risi në kalendar.

Mes të tjerave edhe stadiumi i ‘Olimpiko’ në Romë, nuk do mund të presë takime pas datës 18 maj 2020, teksa impianti i kryeqytetit, do të bëhët gati për finalet e Euro 2020. Të gjitha për t’u zbuluar sonte në orën 19 00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!