Miqësore luksi në Makao: Interi fiton 6-5…

Pas penalltive, Interi ka fituar ndaj Paris SG me rezultatin 6-5, pasi koha e rregullt e miqësores në Makao, përfundoi barazim, 1-1.   

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua nga një e lojë e barabartë, ku gjithsesi PSG-ja arriti të gjej golin. Ishte mbrojtësi Tilo Kehrer në të 41-tën që realizoi për kampionët e Francës.

Në fraksionin e dytë pak gjëra ndryshuan. Loja vazhdoi e barabartë, u krijuan raste, por radha për të shënuar, u erdhi italianëve të Interit.

Në minutat shtesë, sulmuesi Samuel Longo do të barazonte shifrat në 1-1, duke i çuar skuadrat drejt pikes së penalltisë për të përcaktuar fituesin.

Këtu, të besuarit e Kontes ishin më të saktë se francezët, që gabuan dy penallti, kundrejt një të Interit, që fituan miqësoren me rezultatin 6-5.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!