Drita në fushë, testi me Olimpiakos…

Miqësore: Drita-Olimpiakos Nikozia 1-0 (Sedat Berisha 34′)

Drita e Gjilanit, luajti me Olimpiakos Nikozia në Bansko të Bullgarisë. Ka shkëlqyer skuadra gjilanase, teksa me një gol të shënuar në pjesën e parë, ka thyer qipriotët e Olimpiakos.

Sakaq, skuadra e trajnerit Ardian Nuhiu ka treguar gjatë përgatitoreve, por dhe testeve të kryera, se ka një objektiv superior për edicionin e ri në Ipko.

Duke folur para takimit të sotëm, Erjon Vucaj, i vetmi futbollist nga Shqipëria në radhët e Dritës, tha se grupi është i uritur për të qenë i fortë në kampionatin e Kosovës që nis me 17 gusht.

Ka edhe një mesazh për rivalin e qytetit, Gjilanin që me Mezanin në timon, Vucaj e quan “Gjilani i Superiores” së Shqipërisë.

Jemi duke punuar në Bansko. Kushte optimale. Ka seriozitet dhe shumë punë. Aktualisht jam i vetmi shqiptar i Shqipërisë te Drita, por në skuadër ka elementë shumë cilësorë, si Ardi Limani, Fidan Gerbeshi, Liridon Leci, Ilir Blekqorri, Sedat Berisha,Bujar Shabani, Izair Emini etj.

Gjilani i Mezanit? “Quajeni Gjilani i Shqipërisë (qesh). I vetëm do t’i mund” , vijon me humor shkodrani, që në Superore ka luajtur me shumë skuadra.

Miqësore?Pas pak do luajmë me Olimpiakos të Nikozisë së Qipros, por në program kemi dhe një tjetër miqësore. Për të qënë më pas gati për kampionatin ku duam të synojmë zonën lart,”– tha Vucaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!