Plaku shpreh besnikërinë ndaj Llapit…

Sulmuesi Sebino Plaku, një figure e njohur dhe e respektuar në Superioren shqiptare, është një nga blerjet më të bujshme të Llapit për këtë sezon të ri të IPKO-s kosovare.

Në Podujevë janë të vetdijshëm për këtë, ndaj dhe pritshmëritë apo fjalët rreth tij, janë mjaft sensitive në mjedisin e tifozëve të Llapit.

Në këtë panorama disi të tensionuar në prag të fillimit të sezonit të ri, sulmuesi Sebino Plaku në faqen e tij në “Facebook”, ka përgënjeshtruar fjalët sikur midis tij dhe drejtuesve të klubit nga Podujeva ka probleme, duke i shprehur besnikëri skuadrës së Lapit dhe tifozëve të tij.

“Përshëndetje të gjithëve! Ditën e sotme ka qarkulluar një lajm sikur mes meje dhe klubit të Llapit ka pasur probleme, por realisht nuk ka asgjë të vërtetë. Hedh poshtë gjithçka dhe më vjen keq që qarkullojnë informacione të tilla.

Të gjithë tifozët e Llapit të jenë të qetë! Mezi pres fillimin e kampionatit për të kontribuar në arritjen e objektivave madhorë që klubi ka vendosur. Do bëj çfarë të mundëm, që me ndihmën e gjithë shokëve të skuadrës të gëzojmë çdo tifoz tonin në Podujevë dhe kudo në Kosovë,” ka deklaruar sulmuesi i njohur Sebino Plaku, që ka nisur një përvojë të re me skuadrën e Llapit në futbollin kosovar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!