Nga kuqezinjtë e Vlorës, te ata të Drenicës…
Mesfushori Argjent Mustafa është rikthyer në futbollin kosovar. Pas aventurës sezonale në radhët e kuqezinjve të Flamurtarit të Vlorës, ai është transferuar te kuqezinjtë se skuadrës së Drenicës në Skënderaj. Mustafa ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me drejtuesit e skuadrës së Drenicës.
“Drenica përforcohet më Argjent Mustafën. Në vazhdën e angazhimeve për krijimin e një skuadre të fortë për edicionin e ardhshëm, klubi sot ka arritur marrëveshje një vjeçare me mesfushorin e njohur nga Vushtrria, Argjent Mustafa.
26 vjeçari ka bërë karriere në shumë skuadra si: FC Prishtina, KF Trepça ‘89, KS Besa Kavajë, KF Laçi, KF Partizani, FC Kamza, KF Vushtrria , kurse ekipi ku u paraqit se fundmi ishte KF Flamurtari (Vlorë), nga ku edhe transferohet te Drenica.
Mustafa do t’i bashkohet ekipit menjëherë në stërvitje që nga dita e sotme. Ndërkohë prezentimi i tij do të behët gjatë ditëve në vijim.
Drejtuesit e klubit, po vazhdojnë punën intensivisht në afatin kalimtar, dhe pritet të arrijnë edhe disa përforcime tjera gjatë ditëve në vazhdim”, shkruhet në njoftimin që skuadra Drenica e Skënderajt ka shpërndarë për median.