Gjilani, ka vend edhe për kroatin Bushiç…

Ambiciet e gjilanasve kanë bërë që klubi i tyre të mos ketë të ngopur me futbollistë të Superiores. Pasi ka nënshkruar marrëveshjen me mesfushorin-sulmues të krahut, Gerhard Progni, skuadra e trajnerit vlonjat Gentian Mezani që në këto ditë të nxehta po përgatitet në Mavrovë, ka bërë të sajin edhe një sulmues të sapolarguar nga Teuta.

Bëhet fjalë për sulmuesin 33-vjeçar kroat Tomislav Bushiç, i cili e njeh mirë dhe ka një përvojë të pasur në futbollin shqiptar, pasi është aktivizuar te Vllaznia, Tirana, Flamurtari e Teuta.

Pas përfundimit të ndeshjeve në Europa League, Bushiç kërkoi largimin nga Teuta dhe arriti të gjente marrëveshje, edhe pse kishte edhe 6 muaj kontratë me skuadrën durrsake.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Gjilanit nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku bën edhe “biografinë sportive” të sulmuesit kroat Tomislav Bushiç, i cili me gjasa sot do të bashkohet me skuadrën e tij të re në Mavrovë, ku është duke u përgatitur.

Duke gjykuar nga lëvizjet gjatë merkatos së verës, duket se gjilanasit këtë sezon kanë ambicie dhe pretendime të mëdha në IPKO Superligën e Kosovës, ku paraprakisht mendohet të synohen kupat e Europës, objektiva që do të zyrtarizohen me fillimin e kampionatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!