Ajaksi i rrëmben të gjitha…

Ajaksi, “supermarket” i pa fund. Edhe pse Juvja dhe Barcelona kanë bërë goxha “shoping” te “harkëtarët”, talentet nuk mbarojnë…

Ajaksi i Amsterdamit, nuk “venitet” kurrë. Pas shkëlqimit në edicionin e kaluar, teksa djemtë e shkollës holandeze fituan kupë e kampionat, por dhe mbërritën deri në 1/4 e Champions League, u kthyen në “gjahun” e madh të skuadrave elitare të Europës.

Edhe pse pati largime yjesh, sot në “Johan Krujf Arena” realizuan tripletën, duke mundur për superkupën e Holandës, rivalët e përjetshëm PSV Eindhoven. Start vrasës për “harkëtarët”, të cilët pa kaluar 35 sekonda lojë, shënojnë me Dolberg.

Mes ritmit të lartë dhe spektaklit në fushë, ekipet shkojnë me këtë gol në dhomat e zhveshjes. Por starti i së dytës, sërish magjik për djemtë e Ten Hag. Këtë radhë, në gol për Ajaksin, shkon Blind. Mbrojtësi i kombëtares holandeze, shënoi në të 53-tën.

Minutat deri në fund, shfaqën Ajaksin e kujdeshëm dhe PSV, që iu afrua disa herë golit të nderit. Asgjë. Goli i 21-vjeçarit Dolberg dhe 29-vjeçarit Blind ,”blindojnë” suksesin e radhës së Ajaksit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!