Seria B, shorti në Askoli

Seria B italiane ka një strategji interesante sa i përket startit të kampioneteve. “Cadetët” e shtetit fqinj, e kanë kthyer në traditë shorteun e kompeticionit të tyre, teksa këtë radhë për t’u njohur me radhën e ndeshjeve të edicionit 2019-20, është përzgjedhur Askoli.

Mauro Balata, presidenti i Ligës Profesioniste të Serisë B, duke folur për eventin në fjalë, tha se shorteu i radhës në Askoli, është një munëdsi ideale jo vetëm për të zhvilluar një proces të qetë por dhe për të frekuentuar asetet e mrekullueshme që afron qyteti.

Simbol i historisë, bukurisë, kulturës. Një falenderim i madh për Askolin, Bashkinë dhe të gjithë institucionët që punaun dhe po punojnë për një angazhim të tillë’– u shpreh 56 vjeçari Balata. Kështu pas, Veronës, Palermos, Leriçit, Peskarës, Çezenës dhe Barit, është radha e Askolit që në datën 6 gusht, do të presë drejtuesit e Ligës Profesioniste të Serisë B për shortin e radhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!