Vllaznia në “epokën” Jonuz, 10 ditë në Ohër!

Futbollistët e Vllaznisë, më në fund kanë zbritur në fushën e stërvitjes. Pasditen e së mërkurën, administratori Lici, ka prezantuar përpara lojtarëve trajnerin Mirsad Jonuz, i cili ka qënë i kujdesshëm në fjalët e para të tij me median.

Ai ka deklaruar se do të përpiqet të implementojë mënyrën e tij të lojës me rreshtimin 4-3-3, duke mos premtuar shumë, por ndërtimin e një skuadra kompetitive.

Në seancën e pare stërvitore te Vllaznia morën pjesë vetëm 16 futbollistë, një pjesë e të cilëve janë në pritje të rinovimit të kontratave.

Drejtuesit shkodranë deklaruan, se në ditët në vijim organika e skuadrës do të plotësohet, me futbollistë të rinj, ku natyrisht nuk përjashtohen edhe të huajt, që më pas do të testohen.

Ndryshe nga herët e tjera, Vllaznia e ka ndryshuar edhe “stacionin” e saj stërvitor. Administratori Lici tregoi se skuadra do të kryejë edhe një mini-fazë përgatitore 10-ditore jashtë Shkodrës.

Kampingu i saj nuk do të jetë drejt Malit të Zi, por qyteti i Ohrit në Maqedoninë Veriore, natyrisht preference e trajnerit Jonuz, i cili mund të gjejë atje kushte më të mira pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!