Edhe Rrumbullaku “divorcohet” me Kukësin

Pas trajnerit Gjoka, sulmuesit Çyrbja, i vjen radha edhe mbrojtësit të majtë Simo Rrumbullaku, të largohet nga radhët e skuadrës verilindore.

Në fakt, kontrata me 27-vjeçarin përfundonte me eliminimin e Kukësit nga Europa League. Por duket palët nuk kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet tyre.

Largimi i Rrrumbullkakut u përfol që ditën e djeshme, ndërkohë që sot klubi i Kukësit e ka zyrtarizuar një gjë të tillë nëpërmjet një njofitimi në rrjetet sociale.

“Marrëveshja mes klubit tonë dhe mbrojtësit të majtë ka përfunduar. Pas disa negociatave mes drejtuesve të FK Kukësit dhe futbollistit për të zgjatur bashkëpunimin, ka qenë dëshira e mëngjerashit për të provuar një eksperiencë të re jashtë Shqipërisë.

27-vjeçari, i cili iu bashkua skuadrës sonë në merkaton e dimrit të sezonit futbollistik 2016-2017, arriti të fitontë titullin Kampion, Kupën e Shqipërisë si dhe Superkupën.

FK Kukësi falenderon Simo Rumbullakun për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierë!”, shkruhet njoftimin e klubit të Kukësit ne “Facebook”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!