Tirana dështon, mundet 1-0 nga Dukagjini

Ndërsa vazhdon përgatitjet prej më tepër se një javë në qytetin e Ohërit buzë liqenit me të njejtin emër, bardheblutë here pas here në programin e tyre kanë planifikuar edhe disa miqësore, ku trajneri Mema dhe stafi i tij kontrollojnë gjendjen e futbollistëve dhe të skuadrës.

Pas miqësores ndaj skuadrës shqiptare të Renovës, ndeshje që u mbyll në barazim 2-2, sot bardheblutë e Tiranës, në orën 17:00, në stadiumin e qytetit të Ohrit, u përballën me skuadrën kosovare të Dukagjinit.

Testi i dytë ka përfunduar me humbje për kryeqytetasit. Në minutën e 85-të dukagjinasit kanë shënuar nga pika e penalltisë dhe fituar ndeshjen me rezultatin 1-0.

Ashtu si edhe në miqësoren e parë, trajneri Mema ka provuar të gjithë futbollistët që kanë qenë të gatshëm për lojë, pra duke luajtur me 11-sha të ndryshëm.

Në 45 minutat e para Tirana luajti me këta futbollistë: Abibi, Doka, Karriqi, Osmani, Ismajlgeci, Çelhaka, Batha, Daja, Cale, Torasa, Muçi. Ndërsa në fraksionin e dytë, u aktivizuan: Qirko, Hoxhallari, Imami, Muça, Goxha, Cake, Çelhaka, Batha, Çikani, Ismajlgeci, Dunga.

Të dielën, po në stadiumin e Ohrit, skuadra bardheblu e Tiranës do të zhvillojë miqësoren e tretë të radhës, ku përballë do të ketë skuadrën e Flamurtarit të Prishtinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!