Rrumbullaku, krenar për aventurën kuksiane

Mbrojtësi i majtë, Simo Rrumbullaku, dy vite e gjysmë më pare, braktisi futbollin Helen për t’u bashkuar me skuadrën verilindore të Kukësit. E gjeti në pikun e saj.

Me fanelën blu të kuksianëve, 27-vjeçari mëngjerash, pasi fitoi titullin kampion, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën, ka preferuar ta mbyllë me verilindorët. Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, mbrojtësi Rrumbullaku i falenderon bashkëpunëtorët e tij për sukseset e arritur.

“Pas dy edicionesh e gjysmë mjaft të suksesshme dhe plot emocione, aventura me Kukësin përfundon këtu. Klubi më bëri një ofertë shumë të mirë dhe me shumë vlerë për mua, por dëshira ime është që të luaj diku jashtë vendit dhe kjo gjë u mirëkuptua nga drejtuesit e klubit.

Dua t’i falënderoj, duke nisur nga presidenti Safet Gjici, drejtorin Nderim Nexhipi, të gjithë trajnerët dhe stafet që kemi bashkëpunuar, të gjithë lojtarët dhe padiskutim tifozët e mrekullueshëm, të cilët na kanë mbështetur në çdo ndeshje.

Së bashku arritëm të fitonim çdo trofe të mundshëm dhe për këtë jam mjaft krenar. Ka qenë një periudhë fantastike, pasi kam pasur mundësinë të bashkëpunoj me një nga klubet më të mirë në Shqipëri. Me respekt Simo Rrumbullaku,” – shkruan në “Insta” mbrojtësi, teksa i jep lamtumirën një aventure të bukur me Kukësin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!