Shpëtim Duro, trajneri i ri i Kukësit…

Shpëtim Duro, pason Gjokën te Kukësi. Trajneri kryeqytetas, ndër trajnerët më të zotë në dekadën e fundit në Shqipëri, duket se në orët në vijim, do hedhë firmën mbi kontratë te verilindorët e presidendit Safet Gjici.

Ndonëse kreu i Kukësit gjendet në Kemer me pushime, Duro ka marrë dakortësinë nga klubi dhe vetë Gjici. Ndoshta prezantimi i teknikut Shpëtim Duro, mund të presë vetë Gjicin.

Në Superiore, Duro ka drejtuar ekipet e Partizanit, Besës, Skënderbeut, Vllaznisë dhe Flamurtarit. Duro 59 vjeçar, pati dhe dy eksperienca te Shkëndija Tetovë dhe Drita Gjilan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!