Daku, futbollist i Kukësit…

Futbollisti nga Gjilani, Mirlind Daku, bëhët pjesë e Kukësit në Superioren Shqiptare. Daku 21 vjeç, vjen nga Osijeku i Kroacisë, teksa formula e huazmit me të drejtë blerje nga Kukësi, është dakortësuar së fundi.Lajmi konfirmohet nga vetë klubi i Kukësit i cili përmes faqes zyrtare, tregon detajet.

Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin kroat të Osijek për futbollistin Mirlind Daku.

Shtatlarti vjen në formë huazimi te skuadra jonë, me të drejtë blerjen e kartonit të tij.

21-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e “Dardanëve” U-21, ka luajtur me skuadrën e Hajvalia dhe Llapit në Kosovë.

Gjithashtu, Daku është aktivizuar në shtatë ndeshje me Kosovën U-21,  ku është dhe autor i dy golave.

Futbollisti i datëlindjes 1998, luan si sulmues qendre dhe sezonin e shkuar u aktivizua 15 herë për Osijekun në Kroaci, duke shënuar dy gola”-shkruan njoftimi i klubit verilindor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!