Shkëndija, katastrofë…
Europa League: Shkëndija-Dudelanzh 1-2 (Ibraimi 7’ (p) / Bataieb 66’, Sinani 68′ (p)
“Shkëndija që nuk ndez”. Kështu e pati titulluar ‘Sporti iM’ eliminimin nga Champions League takimin Shkëndija-Nome Kalju javën e kaluar, teksa tetovarët mbyllën 1-2 takimin e kthimit duke ‘larë duart’ nga Kupa e Kampionëve.
Por skuadra e Qatip Osmanit, edhe sot në Europa League, ka bërë katastrofën e radhës. Ndaj Dudelanxhë, Shkëndija e nisi mirë takimin e luajtur në Shkup, teksa Ibraimi në të 7′ shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Edhe pse në këtë pjesë, tetovarët ishin dominues, në fraksionin e dytë, u duk se loja e tyre mori tatepjetën e paparashikuar. Protagonist absolut portieri Rexhepi, i cili fillimisht bën nje gafë prej amatori dhe më pas, shkakton një penallti.
Në të dy rastet, miqtë nga Luksemburgu nuk falin dhe shifrat(1-2) që marrin me vete, nga kjo ndeshje e vajtjes, iu jep besim se mund të ecin përpara. (Video)