Edhe sllovakët, pro racizmit sërb ndaj Niklit

Kampionia e Kosovës, skuadra e Feronikelit do të përballet nesër me Slovan Bratislavën në takimin e vajtjes për turin e dytë të Europa League.

Komiteti i Futbollit të Serbisë ka kërkuar gjatë ditës së sotme nga skuadra Slovan Bratislava, që dy lojtarët serbë të skuadrës sllovakes Dejan Draziç dhe Aleksandar Cavriç të mos luajnë kundër Feronikelit.

Mësohet se këta dy futbollistë kanë vendosur që t’i binden këtij vendimi dhe klubi është pajtuar me këtë vendim të tyre. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi sllovak nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. 

“Lojtarët Aleksandar Cavriç dhe Dejan Draziç dhe trajneri Vladimir Radenkoviç e respektuan vendimin e komitetit serb në lidhje me ndeshjet ndaj Feronikelit. SK Slovan respekton vendimin e lojtarëve dhe të trajnerit, kështu që Cavriç, Draziç dhe Radenkoviç nuk do të përfshihen në dy ndeshjet ndaj Feronikelit”,– thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.

Ndeshja ndërmjet Slovan Bratislavës dhe Feronikelit, do të zhvillohet nesër duke filluar që në ora 18:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!