Reali: 90 milionë dhe Bejl, për Nejmar!…

Në këto ditë të nxehta fund-korriku, “Los Blancos” turbullon tregun e futbollit europian. Pavarësisht nga zhurma dhe përpjekjet që po bën sulmuesi brazilian për t’u rikthyer në radhët e katalanasve, sot madrilenët kanë hedhur ofertën tunduese.

Drejtuesit e Real Madridit, sipas gazetës sportive spanjole “Mundo Deportivo”, janë të gatshëm t’i ofrojnë Paris SG, uellsianin Garet Bejl, si dhe 90 milionë euro, në këmbim të kartonit të sulmuesit brazilian Nejmar.

Oferta është bërë, pritet reagimi i francezëve, por edhe i brazilianit, i cili joshet edhe nga fanela e bardhë e galaktikëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!