Hazard shkëlqen, por befason me nr. 50!

Eden Hazard në ndeshjen ndaj Bayern Mynih debutoi zyrtarisht në radhët e Real Madridit. Por ai i habiti dhe njëherësh i befasoi shikuesit, teksa kishte veshur një fanelë me numrin 50!?

Veç shpejt nënteksi i këtij numri u zbulua. Sulmuesi belg kishte menduar që ditën e debutimit të tij me “Los Blancos”, që përkonte me ditën që shënonte 50-vjetorin e zbritjes së njeriut në Hënë, ai të vishte një fanelë me numrin 50!

Sigurisht, drejtuesit e galaktikëve duhet ta zgjidhin përfundimisht numrin që do të mbajë në shpinë sulmuesi belg, pasi në La Ligën spanjole, futbollistët duhet të mbajnë në fushë fanela me numrat nga 1 deri në 25.

Por kjo nuk ishte befasia e vetme e Hazard. Ai shkëlqeu në premierën e tij. Edhe pse Bayer ishte në epërsi, sulmuesi belg menjëherë mori komandën e galaktikëve, duke u shndërruar në rrezikun kryesor për portën e Nojer. Kros, Modriç dhe Isko kërkonin të gjenin vetëm Hazard, që menjëherë monopolizoi vëmendjen e Bayernit për ta izoluar belgun.

Gjithsesi, edhe pse nuk shënoi, Eden Hazard e dha mesazhit e tij: Revolucioni te “Los Blancos” vetëm sa ka filluar. Atij i duhen shokë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!