Sebajos ‘topçi’, sot vizitat mjekësore…

Dani Sebajos, ylli i ri i Spanjës, teksa pak javë më parë u shpall kampion europe deri në 21 vjeç në Itali ndaj Gjermanisë, ka mbërritur në Londër.
Mesfushori, i lindur në Utrera të Spanjes, kishte një kontratë 6 vjeçare me Realin e Madridit, por hapësirat e pakta në skuadër, kanë bërë që futbollisti të pranojë huazimin me obsion shitjen te Arsenali i teknikut Emeri.
‘AS’, raporton se Sebajes, ka mbërritur në Londër dhe pritet që mesfushori, që sot, t’i nënshtrohet vizitave mjekësore.
Milani ishte shumë i interesuar për Sebajos, por në fund, gjithçka u transformua në një mirazh dhe talenti spanjoll, fluturoi drejt ‘topçinjëve’.