Kamara nga Besëlidhja, borxh te Kukësi…

Klubi i verilindor i Kukësit ka njoftuar arritjen e një marrëveshje huauzimi me klubin e Besëlidhjes së Lezhës, për futbollistin Oumar Turad Kamara. Mesfushori nga Guinea është vetëm 20-vjeç dhe është aktivizuar në Kategorinë e Parë prej dy sezonesh në radhët e skuadrës lezhjane.

Në sezonin e tij të fundit me Beëslidhjen, Kamara luajti në 24 ndeshje ku shënoi 9 gola. Mesfushori afrikan është afrimi i e gjashtë i Kukësit për këtë sezon dhe lojtari i dytë që vjen te kuksianët nga një skuadër e Kategorisë së Parë, pas Marko Çemës, i cili sszonin e shkuar u aktivizua me Dinamon.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me ekipin e Besëlidhjes, për futbollistin Oumar Turad Kamara.

Mesfushori vjen në formë huazimi për një sezon futbollistik te skuadra jonë, nga ekipi i cili militon në Kategorinë e Parë.

Afrikani është afrimi i gjashtë i merkatos së verës, pas ardhjes së Ilir Avdylit, Emiljano Mustës, Bruno Lulajt, Marko Çemës dhe Tome Kitanovskit”, shkruhet në njoftimin e klubit verilindor të Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!