Partizani, mendjen te Sherifi…

Europa League, turi i dytë: Partizani-Sherif Tiraspol, të enjten në ‘Selman Stermasi’ ora 17 30

Partizani i Tiranës, pas eleminimit në Champions League në dy takime nga Karabak (0-0, 2-0), bëhët gati të luajë në turin e dytë në Europa League.

Këtë radhë, të kuqtë e trajnerit Franko Lerda, lipset të bëjnë llogari të reja pasi në radhë është një tjetër skuadër ish- sovjetike si Sherif Tiraspol e Moldavisë.

Paraqitja e kampionëve të Shqipërisë, sikurse dhe ajo e Laçit, pavarësisht eleminimieve respektive, ka marrë konatacion pozitiv dhe rasti edo, që Partizani, të luajë jo vetëm mirë, por dhe të arrijë kualifikimin.

Te Sherifi, i cili më parë ka luajtur ndaj Kukësit, aktivizohet ish futbollisti i Skënderbeut dhe kombëtares kuqezi, Liridon Latifi.

Partizani pas pushimeve të shkurtëra, nesër pritet të dalë në terren për të nisur me përagtitjet anti Sherif-Tiraspol. Klubi ka postuar axhendën në faqen zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!