“Play-station”, 24-0 në Kupën e Perusë…

Mos e besoni po të doni, por është e vërtetë! Skuadra peruane Sport Chavelines Juniors e turpëroi keqazi rivalen e saj Vasko FC, duke e mundur 24-0 për Kupën e Perusë!

Figura kryesore e kësaj ndeshjeje ishte Kristian Karranza, autor i 10 golave. Shënues të tjerë ishin Kelvin Alkalde (gjashtë), Zhezus Molina (katër), Rei Zhauregui (tre) dhe Çezar Medine shënoi një gol.

Rezultati 24-0 është sa anekdotik, aq edhe skandaloz në futbollin peruan. Gjithsesi, ky nuk është rekodi. Në vitin 2001, Australia mundi 31-0 Ishujt e Samoas amerikane!

Ndërkohë, në maj të këtij viti, gjatë botërorit U-20 në Poloni, sulmuesi norvegjez Erling Haland shënoi 9 gola në fitoren 12-0 të Norvegjisë ndaj Hondurasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!