Zinedin Zidane në “hall” me të birin, Enzon

Para tij e ka provuar edhe i paarritshmi Pele, e ka provuar edhe tulipani fluturues, Johan Krujf. Pinjollët e këtyre yjeve të futbollit të madh botëror, vuajnë sindromën e emrit, bëmave dhe talentit të prindërve të tyre. Duam apo nuk duam, krahasimin e bëjmë me baballarët e tyre

Tani i ka ardhur radha ta provojë edhe ai. Zinedin Zidane është në hall me të birin, me më të madhin e katër fëmijëve. 24-vjeçari Enzo, ashtu si edhe i jati, luan si mesfushor. Për tri sezone, 2014-2017 luajti me Real Madrid B, në kategorinë e dytë.

Për hatër të të jatit, “los blancos” një sezon e mbajtën edhe me Ronaldo e kompani. E çuan edhe te Alavesh që të aktivizohej, për të përfunduar te Lozana në Zvicër, që edhe ajo e huauzojë te Rayo Majadohonda, skuadër në kategorinë inferiore spanjole.

Më 29 qershor, skuadra zvicerane e Lozanës ka njoftuar se nuk dëshironte ta rinovonte kontratën me Enzo Zidane, djalin e trajnerit të Real Madridit. Aktualisht mesfushori francez junior është lojtar i lirë, por sipas “O Jogo” duket se ka gjetur një ekip. Enzo duhet të udhëtojë drejt Portugalisë, pasi ka gjetur marrëveshjen me Aves.

Zinedin Zidane dhe bashkëshortja Veronika Fernandez kanë katër djem, Enzon, më të madhin, 24 vjeç, që ka ka emrin e yllit uruguajan Enzo Françeskoli, të cilin i jati i tij Zinedine e kishte idhull, si dhe Lukan, Teon dhe Eljaz, i cili bën pjesë në akademinë e Real Madridit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!