Napoli, Hames Rodriguez pëlqen Madridin!

E përditshmja spanjole “Marca” e ka hapur edicionin e së dielës me një “bombë” në tregun e futbollit: “Hames Rodriguez dëshiron Atletiko Madrid”!

Nuk është një lajm i mrekullueshëm për tifozët e Napolit, edhe nëse fjalët e fundit të Aurelio De Laurentis dhe Karlo Ançelotit, kishin lënë të kuptohet se negociatat për kolumbianin ishin bërë të komplikuara.

Sipas “Markës”, dëshira e Hames Rodriguez për të jetuar në Madrid, do të bëjë dallimin. Edhe për Atletikon nuk do të jetë e lehtë, sepse siç shpjegohet nga De Laurentis, Real Madridi (pronari i kartonit) ka vendosur kushte ndaj blerësve dhe nuk pranon një hua, me të drejtën e riblerjes.

Por është e qartë, se burimet në dispozicion të Atletiko janë të shumta. Atletiko ka investuar shuma të konsiderueshme për Zhoao Feliks, duke i paguar atij 126 milionë, por Simeone që është i gatshëm për të ndryshuar skemën pas largimit të Griezman.

Ai do të ishte i lumtur të mirëpresë kolumbianin, i cili magjepste në Kupën e Botës 2014, paçka se pastaj nuk arriti të mbajë veten në ato nivele stratosferike. “Çolo” do ta rrisë atë, ndërsa Ançeloti do të përpiqet të dërgojë më shumë mesazhe, për ta bindur Hames se ai do të jetë më mirë te Napoli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!