Real Madrid, Garet Bejl drejt Totenhemit…

Sulmuesi uellsian Garet Bejl mund të kthehet në ishul për t’u bashkuar me Totenhemin. Për këtë në Sapnjë janë të bindur. Sipas “Marca”, Spurs janë në fakt të gatshëm të paguajnë 60 milionë euro për uellsianin.

Por në këtë transaksion ka një kleçkë për t’u zgjidhur. Dhe jo të vogël. Ajo ka të bëjë me pagën e sulmuesit, për të cilin hapësirat te “blankos” janë ngushtuar mjaft.

Aktualisht, Bejl përfiton 17 milionë në sezon nga Real Madrid, një shifër e papërballueshme nga Totenhemi, të cilët mundet t’i ofrojnë një pagë prej rreth 8 milionë eurosh në sezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!