Fjoart Jonuzi largohet nga Laçi

Mesfushori i Laçit Fjoart Jonuzi, pas tri edicioneve me bardhezinjtë, i ka dhënë fund angazhimit me kurbinasit. Përmes një postimi në facebook, kuksiani ka njoftuar divorcin me skuadrën, që drejtohet nga trajneri Sulejman Starova.

Ai falenderon klubin dhe presidentin Laska, duke i uruar ish-skuadrës suksese në vijim. Një falenderim i shkon stafit teknik dhe tifozerisë bardhezi.

Jonuzi, ishte ndër pikat e forta të kurbinasve në repartin e mesfushës. Ai erdhi duke e rritur nivelin personal, ndërsa fazën e tretë dhe të katërt të edicionit të kaluar, për shkak të një dëmtimi nuk arriti të ngjitej në nivelin e duhur. Gjithsesi, ai largohet nga Laçi si një lojtar polivalent dhe fitues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!