Novak Xhokoviç, Uimbëlldoni është i tij…

Është ai, numri 1 në botë i tenisit, Novak Xhokoviç. Në finale e Uimbëlldonit, serbi Xhokoviç, ka mundur pas një superbeteje në fushën me bar, zviceranin 37-vjeçar Roxher Federer.
Finale e gjitha për t’u ndjekur. Pas 2-2, në setin final, i cili zgjati në kohë të pazakontë në luftën për një set, u vendos nga “taibrek”-u pëgjatë të cilit, Xhokoviç u tregua më superior.
Në fakt, 8 herë fituesi i Ulmëlldonit, Federer, e pati mundësinë e artë për ta mbyllur takimin në favor të tij pa shkuar në fazën e lojës së “nervave”.
Udhëhiqte 40-15 dhe me dy topa në favor, por dhe sherbimin në kahun e tij, gabon rëndë. Në fund, e gjithë festa në kahun e serbit, që mbërrin te trofeu i 5-të në karrierë, teksa luan finalen në Uimbëlldon.
Festë, të cilën ai e shoqëroi me një gjest të rrallë, duke ngrënë dhe disa fije bari të tapetit në të cilin u kurorëzua triumfator, duke sinjifikuar fatin e kësaj fushe në anën e tij. Kampion. Finalja përfundoi 3-2 (7-6, 1-6, 7-6, 4-6, 13-12).
