Gjoka optimist, e njeh mirë Debrecenin…

Të enjten, në orën 19:00, Kukësi do të luajë në transfertë ndaj skuadrës së Debrecenit për turin e parë të Europa League. Në një intervistë para nisjes për në drejtim të Hungarisë, trajneri Ernest Gjoka i verilindorëve, në mikrofonin e “Supersportit” është shprehur optimist për gjendjen e skuadrës së tij, duke nënvizuar faktin, se Debrecen është një kundërshtari i mundshëm për t’u kaluar nga kuksianët.

RËNDËSIA? “Sigurisht që është një përballje e rëndësishme. Te Kukësi dihet që është obligim kalimi i një turi. Kemi një përplasje të fortë, me një nga ekipet më të mira në Hungari, por kjo nuk e bën të pakalueshëm. Po bëjmë të pamundurën të shkojmë deri në fund”.

DEBREÇENI? “E kemi analizuar me kujdes. I njohim lojtarët dhe cilësitë e tyre. I njohim gjatësinë, peshën, gjithçka. Ka disa lojtarë cilësorë, disa lojtarë të kombëtares hungereze, që janë, apo kanë qenë. Përveçse janë ekip fizik dhe shumë taktik, kanë edhe ata problemet e tyre. Ato po i studiojmë me kujdes. Nëse jemi të qetë dhe të disiplinuar taktikisht, do bëjmë një paraqitje të mirë në Debreçen”.

KUKËSI? “Duhet të jemi të kujdesshëm në mbrojtje. Armën më të fortë ata e kanë te sulmuesit e krahut dhe në mesfushë. Këtu po i vëmë shumë rëndësi që të mos i lëmë hapësira. Kemi dhe ne përvojë, lojtarë me eksperiencë, si Rama, Cuculi apo Musolli. Kemi dhe ne cilësi, duhet të jemi të përqendruar dhe të ekuilibruar, por edhe me pak fat”.

SULMI? “Ne e kemi skuadrën, sigurisht ikja e Rexhinaldos ka lënë një hapësirë, pasi për momentin kemi vetëm Shkurtajn. Ne nuk po nxitohemi, po kërkojmë të bëjmë një merkato shumë të kujdesshme. Nuk kemi kërkuar më sasi, unë kërkoj cilësi. Edhe me presidentin për këtë po bisedojmë, që të sjellim atë lojtarin e mirë cilësor, që mund të bëj diferencën në grup. Me pak sakrificë, do e mbajmë këtë ngarkesë. Përsa i përket kampionatit, absolutisht që do vijnë 1 ose 2 lojtarë cilësorë. E kemi piketuar, tashmë është vetëm çështje negociatash dhe të vazhdimësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!