Ber Sheva, me probleme drejt Laçit…

Hapoel Ber Sheva, do të mberrijë që sot pasdite në Shqipëri. Sikurse ka shkruar ditë më parë ‘Sporti iM’, klubi izrealit ka bërë publike axhendën, ndërsa rreth orës 20:00 të ditës së sotme kundërshtari i Laçit në Europa League, do të mberrijë në Rinas.

Por ajo që zbulohet nga ‘Sporti iM”, ka të bëjë me disa mungesa të fundit në kontigjent të Ber Shevas. Kështu  mesfushorët Ramzi Safuri dhe Hanan Maman, nuk do të udhëtojnë fare me skuadrën.

Madje për të qënë sa më të reduktuar gjatë udhetimit, Ber Sheva ka lënë në shtëpi edhe ndihmëstrajnerin Eliniv Barda.

Por edhe në mënyrën e përfaqësimit të ekipit në fushë të enjten në Laç, Hapoel ber Sheva ka vendosur t’ia kalojë shiritin e kapitenit futbollistit Ben Biton.

Së paku për këtë takim, derisa kapiteni i skuadrës Maor Lickson, të kthehet në ekip pas atij dëmtimi që e ka lënë larg formacionit.

Kështu, jo gjithçka vjen në mënyren më të mirë për formacionin izrealit. Mungesa dhe ndonjë pakënaqësi në staf, janë në favorin e badhezinjve, të Starovës që pritet të tentojnë suksesin, pavarësisht emrit të kundërshtarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!