Ai që s’ka të dytë, në fushë dhe jashtë saj…

Zllatan Ibrahimoviç është një futbollist i veçantë. Unikal në bëmat e tij, sportive dhe jashtë fushës së blertë. I papërsëritshëm në llojin e tij, akrobat i vërtetë edhe pse është 195 i gjatë.

“The Guardian” e rendit pas Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Gazeta suedeze “Dagens Nyheter” e konsideron si sportistin më të famshëm skandinav, pas tenistit Bjorn Borg.

Edhe pse 37-vjeçar (në tetor bën 38) Ibrahimoviç po bën namin në futbollin amerikan. Me Los Anxheles Galaksi, ku aktivizohet që sezonin e shkuar, deri tani ka zhvilluar 15 ndeshje, duke shënuar 13 gola, mjaft prej tyre të veçantë. Karrierë për t’u patur zili, me 559 ndeshje të luajtura, ku ka shënuar 354 gola dhe koleksionuar 31 trofe të fituara!

Por Zllatani, përherë është Zllatan, ashtu siç ka emrin, “flori”, edhe jashtë fushe. Kësaj here sulmuesi me origjinë kroato-boshnjake ka bërë “11”-shin ideal të të gjitha kohërave sipas tij. Shikojini “futbollistët” e përzgjedhur. Komentet bëjini vetë… “Mungon vetëm trajneri”,- shkruan Ibra, që po vetë shton plot humor dhe ironi, – Mbase mund të jetë Zllatan”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!