Zherard-Rejxhërs, i mbyllin “derën” Grezdës

Tashmë çdo gjë është e qartë. Shpresat janë shuar. Nëse ende nuk i ka dhënë lamtumirën, sulmuesi i krahut të majtë të kombëtares kuqezi Eros Grezda, është me valixhe gati për t’u larguar Gllazgou. Adresa tij e re është e panjohur, madje edhe për vetë futbollistin.

Klubi skocez i Rejxhersit ka publikuar në faqen e tij zyrtare listën e 22 futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e së enjtes, ndaj skuadrës St Joseph’s nga Gjibraltari që eliminoi Prishtinën, e vlefshme për Europa League. Emri i Eros Grezdës mungon në të.

Sakrifica dhe braktisja e grumbullimit të kombëtares kuqezi, me pretendimin për të rregulluar marrëdhëniet dhe për t’i ndryshuar mendimin trajnerit Stiv Zherard, me gjasa kanë dështuar.

Aventura e 24-vjeçarit gjakovar në Skoci, duket është mbyllur. Sulmuesi i krahut të majtë Grezda, i transferuar nga Osijeku i Kroacisë sezonin e shkuar, nuk arriti të përshtatet me futbollin britanik, edhe pse fillimisht trajneri Zherard ishte optimist për cilësitë e tij. Lamtumira, çështje ditësh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!