“Faraoni” drejt Kinës, të hënën vizitat…

Stefan El Sharavi është përgatitur të thotë lamtumirë Romës. Sipas Sky Sport, sulmuesi “verdhekuq” është në të vërtetë një hap larg nga Shanghai Shenhua.

Klubi kinez dhe romanët kanë gjetur marrëveshjen me 18 milionë euro (duke përfshirë bonuset) për transferimin e sulmuesit. “Faraoni” Elsha, produkt milanez, do të përfitojë rreth 40 milionë euro në tri vjet.

Për të mbyllur marrëveshjen, mungojnë vetëm ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimi. El Sharavi, të dielën do të duhet të nisët drejt Kinës për të përfunduar testet fizike të hënën dhe pastaj të firmosë kontratën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!