Boban, elozhe trajnerit…

Boban ndalet në konferencë shtypi dhe fjala e parë që i del nga goja, janë elozhet e para për trajnerin e ri të Milanit, Marko Xhampaolo.

“Oficeri” i Milanit, pretendon se me teknikun e ri dhe punën që po kryhet këto ditë në shtëpinë kuqezi, e ardhmja e Milanit është e sigurtë.

Ka qënë një zgjidhje e shpejtë e lehtë dhe logjike. Prej vitesh, Marko ofron gjëra ndryshe, besoj se do na dhurojë lojra të bukura te Milani, dhe në San Siro. Siç të gjithë ne dëshirojmë.

Natyrisht përmes lojës të marrim dhe rezultatet. Me Xhampaolon, jemi në rrugë të drejtë për ta ngjitur Milanin në vëndin që i takon”-tha ndër të tjera Zvonimir Boban.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!