Javë europiane, Ber Sheva zbardh axhendën

Partizani, Kukësi, Teuta dhe Laçi, afrohën ndjeshëm me takimet e para në kompeticionet europiane. E hap Partizani, teksa në datën 10 korrik, do presë në “Selman Stërmasi” kampionët azerë të Karabakut.

 Por një tjetër skuadër që në të vajtjes do jetë në shtëpi sikurse të kuqtë, është Laçi.

 Bardhezinjtë me disa afrime spikatëse, duket se do tentojnë befasinë teksa në short për turin e parë eliminator në Europa League,ka skuadrën e fortë izrealite të Hapoel Ber Shevës.

 Këta të fundit, prej diësh në Poloni me përgatijet ‘tip’.

 Gjithsesi, ky fakt nuk i ka penguar ata që të përpilojnë axhendën e qëndrimit në tokën shqiptare. ‘Sporti iM’, ka siguruar shkresën që klubi i Ber Shevës, ka përcjellë drejt autoritetëve përkatëse në Shqipëri.

Sakaq, klubi Laçit, ka bërë të ditur çmimet e biletave për ndeshjën e datës 11 korrik, ora 17 30 në stadiumin ‘Laçi’. Tribuna 10 mijë lek (të vjetër), pjesa tjetër 3 mijë lek (të vjetër).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!