Mehmeti bëhet “kastriot”

“Kruja sport”, në një njoftim zyrtar në rrjete, ka deklaruar se Kastrioti i Krujës, ka zyrtarizuar afrimin e Xhulio Mehmetit.
Ish-futbollisti i Kamzës, figuron një njohje e vjetër e teknikut aktual të krutanëve Ramazan Ndreu, i cili prej ditësh, ka nisur punën si trajner i ekipit krutan.
Mehmeti me fanelën e Kamzës luajti 86 takime, duke shënuar 8 gola. Nga sot, aventura e radhës me Kastriotin në Kategori të Parë.
