Holanda për femra, në finale për herë të parë

Kupa e Botës për Femra: Holandë- Suedi 1-0 (Groenen 99′)
Holanda për femra,është finalistja tjetër e Kupës së Botës. Formacioni portokalli, kaloi mbrëmjen e sotme 1-0 Suedinë në gjysmëfinale me një gol të shënuar nga Groenen në minutën e 99-të.
Koha e rregullt prodhoi një 0-0 jo shumë të pasur me raste. Në këtë mënyrë, u luajt koha shtesë, aty ku ekipi i Kosovare Asllanit, u thye, dhe tashmë në finale të Lionit, ditën e diel, do të përballen Holanda me USA.
Kampionët e Europes e kanë për herë të parë një finale të nivelit botëror. Sakaq, Suedia dhe Anglia, do të ndeshën për vend të 3/4.