“Çmendet” Kasijas, rikthehet në fushë…!?

Pushimet kanë përfunduar. Dje skuadra portugeze e Portos ka zbritur në fushë. Por tifozët e pranishëm, gazetarët, janë habitur… Pak minuta para fillimit të stërvitjes, bashkë me shokët, në skuadër është rikthyer edhe legjenda e portës spanjole, kampioni i Rea Madridit, Iker Kasijas.

“Kthehu në punë. Dita e parë,” shkruan ai në Twiter, duke i shokuar që të gjithë këtë veprim të tij. Pak kohë më parë, portieri Kasijas pësoi një sulm kardiak në fushën e blertë. Pas kurimit disa ditë në një nga spitalet e Lisbonës, 38-vjeçari deklaroi se e kishte mbyllur karrirën e tij me futbollin e luajtur.

Dje Iker Kasijas u rikthye në radhët e skuadrës portugeze të Portos. Për të mbrojtur katërkëndëshin e saj, apo si drejtues teknik i skuadrës? Për ta mësuar këtë duhet pritur… Ishte dita e parë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!