Bufon, kusht Juves: Dua të luaj 10 ndeshje!

Legjenda e portës italiane Xhanliuxhi Bufon, pas aventurës franceze te Paris SG, është gati të rikthehet te Juventusi. Drejtuesit e “Zonjës” ia kanë hapur derën një superkampioni si Bufon, që e ka mbrojtur portën e bardhezinjve të Torinos në 509 ndeshje gjatë 17 sezoneve sportive.

Si ai s’ka një të dytë, është një ikonë juventine. Të gjitha këto, kanë bërë që 41-vjeçari toskan, në kontratën që pritet të nënshkruhet këto ditë, të ketë dy kushte të panegociueshme për Juventusin dhe shoqërinë bardhezi.

Siç raporton “Republica”, portieri Xhanluixhi Bufon është i gatshëm të bashkohet me skuadrën torineze, me kusht që ai të veshë fanelën e Juventusit në 8 ndeshje të Serie A, si dhe në 2 takime në Champions League, pa i përzgjedhur ato. Paga, 2 milionë euro, edhe kjo e padiskutueshme.

Kërkesat disi të çuditshme të Bufon, lidhen me faktin, se ai do të tejkalojë rekordin e pjesëmarrjes në Seria A, qe mbahet nga një tjetër legjendë italiane, ish-mbrojtësi i “djajve” të Milanit, Paulo Maldini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!