Interi në “fushë”, vjen Lazaro…

Valentino Lazaro është futbollisti më i ri i Interit të Milanos. Austriaku pjesë e Hertha Berlin, u pikas nga Konte, ndërsa ka kërkuar me ngulm blerjen e futbollistit të kombëtares austriake.
Mesfushori ka mbrritur që dje në Milano dhe pasi ka kryer vizitat mjekesore ka nënshkruar kontratën katër vjeçare me zikaltërit.
Duke hedhur firmën mbi kontratë, ish-lojtari I Herthes në Bundesligë, ka deklaruar shkurt: “Jam i lumtur dhe gati për këtë kapitull të ri”-fjalët e mesfushorit anësor të Interit, që dy vite më parë, pati veshur edhe fanelën e Salsburgut.
